Pandemia ka ndryshuar jetën tonë. U kthyem në auditore, por beteja me Covid nuk ka përfunduar.
U shpreh kështu në fjalën e saj para pedagogëve dhe studentëve, rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, e cila u bëri thirrje studentëve që të vaksinohen.
Golemi shtoi se 30% e studentëve janë të vaksinuar, ndërsa nuk do të lejohen në auditore ato studentë që nuk kanë bërë vaksinën…
Në Universitetin e Shkodrës ka pasur 1 mijë regjistrime në vitin e parë akademik, ndërsa në total janë 11 mijë studentë në këtë universitet.