Tuesday , 26 October 2021

NIS ZYRTARISHT PUNËN QEVERIA E RE “RAMA 3”

Qeveria e re “Rama 3” është betuar këtë të shtunë tek presidenti Ilir Meta.

Më pas, kryeministri Rama zhvilloi mbledhjen e parë me qeverinë e re, ku ka vënë theksin te domosdoshmëria e hartimit të një aneksi të Kodit Etik të Këshillit të Ministrave.

Rama tha se qeveria ka një kod etik, që është mënyrë jetese e një ministri dhe duhet zbatuar.

Nëse ky kod etik nuk respektohet, ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë publike, ndërkohë në rast përsëritje duhet të japë dorëheqjen theksoi Rama.

Kësisoj, nis zyrtarisht punën qeveria e re, teksa ky është mandati i tretë për kryeministrin Edi Rama në krye të vendit.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Kryesinë e Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, Rama …