Sunday , 21 January 2018

NISIN NDRYSHIMET NE INSTITUCIONET E SHKODRES

Ndryshimet ne institucionet e Qarkut te Shkodres duket se kane nisur. I pari ishte ne Drejtorine e Shendetit Publik Shkoder. Ne krye te ketij institucioni u emerua Astrit Beci. Nderkohe, pas emerimit te tij jane emeruar edhe dy drejtues te tjere. Keshtu Jetmir Lumaj eshte emeruar kete te premte drejtor i Konviktit te Universitetit ne qytetin verior. Me heret, Lumaj ka qene kryetar i PS-se ne Njesine Administrative Rrethina. Por, mbremjen e se Enjtes ka pasur nje tjeter emerim.

Pas prefektit Çesk Millja nje tjeter ushtarak ka marre nje prej drejtorive te rendesishme ne Shkode. Gezim Selimi eshte shpallur fitues i konkursit te Ministrise se Drejtesise dhe do te jete drejtor i Burgut te Reçit. Selimi nje ish-oficer, sipas Ministrise se Drejtesise, ka marre piket maksimale perballe kandidateve te tjere. Selimi pritet te marre zyrtarisht detyren ne muajin shkurt te ketij viti, kur do te hapen edhe dyert e ketij burgu.

Nderkohe qe mbeten ende vakante vendet e drejtuesve edhe ne disa drejtori, si Hipoteka, Aluizni, Posta, Drejtoria e Bujqesise, AKU dhe ISKSH. Me shume mundesi, emrat e drejtoreve te ketyre drejtorive do te behen publike ne keto dite.

Lexoni dhe kete

NISMA PER PYLLEZIMIN E TARABOSHIT NE SHKODER

Ministria e Mjedisit, Bashkia Shkoder, organizata “Eko Mendje” dhe organizata dhe institucione te tjera ne …