NISIN PUNË EKIPET PËRFAQËSUESE RAJONALE TË MOSHAVE NË SHKODËR

Prej pak ditësh kanë nisur stërvitjet ekipet përfaqësuese rajonele të grupmoshave në të gjithë vendin dhe natyrisht kjo ka ndodhur edhe në Shkodër. Të ashtuquajturat “kombëtaret e Veriut” zhvillojnë një ditë në javë stërvitjet e tyre në fushën sportive “Reshit Rusi”. Elementët e këtyre ekipeve janë përzgjedhur pas disa seleksionimeve të bëra nga një grup specialistësh të ardhur nga Tirana. Interesant është fakti se dy prej trajnerëve të këtyre Kombëtareve janë sërish ata që kanë qenë edhe vitin e kaluar. Kështu, Edi Martini do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren U-17 bashkë me Ideal Lekiqin, ndërsa ajo U-13 do të vazhdojë ta drejtojë Elvin Beqiri bashkë me Avenir Danin.

Ndërkohë, në krye të kombëtares së 15 vjeçarëve ka një ndryshim. Ajo vitin e kaluar është drejtuar nga Vioresin Sinani ndërsa sivjet do drejtohet nga Astrit Prençi, i ndihmuar nga Elis Legata. Po ashtu, pjesë e stafeve të këtyre ekipeve kombëtare do të jetë edhe trajneri i mirënjohur Zyhdi Çoba. Të qënurit pjesë e këtyre ekipeve, natyrisht që do të jetë një nxitje më shumë për të përzgjedhurit e ekipeve më të mira të Zonës së Veriut. Karriera e tyre sapo ka nisur por padyshim që ata kanë ende shumë për të bërë. Së pari, duhet që të spikasin me paraqitjet e tyre në këto ekipet përfaqësuese Rajonale në mënyrë që të fitojnë të drejtën për të kaluar tek Kombëtaret e moshave të Shqipërisë.

Në këto tre ekipet e krijuara në Shkodër, spikasin natyrisht elementët e ardhur nga Akademia Vllaznia por nuk mungojnë edhe futbollistët e ardhur nga ekipet e tjera private ku punohet me shumë pasion dhe kanë pjesë të tyre elementë cilësorë. Shefi i Zyrës Rajonale në Shkodër, Hysen Zmijani, është i bindur se ekipet përfaqësuese do t’ia arrijnë qëllimit për të cilin janë krijuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” MUND ORIKUN DHE MBETET NË KATEGORINË E PARË

Me shumë përpjekje e sakrifica gjatë gjithë sezonit, “Vllaznia B” ia ka dalë të sigurojë …