Saturday , 14 December 2019

NISIN PUNIMET NË RRUGËN “KAMILO LIBARDI”

Rruga “Kamilo Libardi” është kantieri i radhës që hapet në qytetin e Shkodrës. Me një investim nga të ardhurat e Bashkisë me vlerë 6.6 milion lekë, do të ndërhyhet në këtë rrugë të lagjes nr. 5. Projekti parashikon rikonstruksion të plotë me asfalt 700 metër katror, trotuar me pllaka 80 metër katror, bordurë 490 metër linear, kanalizime të ujrave të bardha- KUB 200 metër linear, kanalizime të ujrave të zeza- KUZ 240 metër linear, rrjet ujësjellësi 250 metër linear, etj.

Ademi premtoi se investimet do të vijojnë në rrugët e qytetit të Shkodrës, por edhe në njësitë administrative.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

2 pika kanë qenë në rend dite në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër. …