Saturday , 18 January 2020
Breaking News

Nisin verifikimet nga inspektoriati i punes ne Lezhe!

Nuk paguhen me rrogen minimale te percaktuar ne ligj dhe punedhenesit shkelin kontrat e lidhura me punemarresit. Keto jane ankesat qe jane paraqitur prane inspektoriatit shteteror te punes ne lezhe, i cili ka nisur menjehere verifikimet. Ankesat jane referuar nga punonjes te nje fabrike te perpunimit te peshkut duke kerkuar ne kete menyre edhe nderhyrjen e institucioneve qe duhet te kontrollojne zbatueshmerine e kontratave.

Drejtori i inspektoriatit te punes ne qarkun e lezhes valentin gjetja ka bere te ditur se grupi i punes i ngritur per kete qellim do te verifikoje te gjitha pretendimet dhe nese rezulton te kete shkelje atehere ndaj subjekteve punedhenese do te kete masa administrative. Gjetja ka konfirmuar se ne cdo rast, institucioni qe ai drejton do te jete ne mbrojtje te interesave te punemarresve.

Edhe me heret punemarres te ndryshem kane hedhur akuza ndaj bizneseve fason se nuk paguajne pagen minimale si dhe ju mohojne sigurimet, por ky fakt nuk eshte pranuar nga institucionet e shtetit. Sipas te dhenave nga vete punetoret e ketyre subjekteve private, shumica e tyre nuk arrin te paguhet me shume se 15 mije leke te reja ne muaj, ndersa perdoret norma si mjet mates per punen e tyre.

Lexoni dhe kete

BIBLIOTEKA ”MARIN BARLETI” VLERE E KULTURES KOMBETARE

Në biblioteken “Marin Barleti” të Shkodrës ndodhetn rreth 250 mijë libra ose rreth 80 mijë …