Thursday , 5 December 2019

NJË 54-VJEÇARE RREZIKON MBYTJEN NË PLAZHIN E VELIPOJËS

Muaji gusht ka sjellë një numër të lartë pushuesish në plazhin e Velipojës. Ashtu si vitet e tjera, edhe këtë vit, numri më i madh i pushuesve vijnë nga Kosova. Por, janë pikërisht këto shtetas që janë përballur edhe më shumë me rrezikun e mbytjes në këtë plazh. Kështu, edhe këtë të shtunë, një 54-vjeçare nga Kosova ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Velipojës.

Fatmirësisht aty pranë ka qenë vrojtuesi i plazhit, Eldi Hasani, i cili ka bërë të mundur shpëtimin e pushueses. Gjatë transportit në breg nga vrojtuesi përsoni në rrezik ka kaluar në gjndje të fikti dhe ka bërë me të vështirë transportin. Pas dhënies së ndihmës së parë ka ardhur edhe ambulanca, dhe është bërë i mundur transportimi drejt qëndres shëndetësore për një ndihmë më të specializuar.|

Ky është rasti i dytë brenda javës në plazhin e Velipojës, ku para një jave një tjetër shtetas nga Kosova rrezikoi mbytjen, por fatmirësisht edhe ai u shpëtua nga vrojtuesi Hasani. Në fakt, plazhi i Velipojës vijon të përballet përsëri me mungesën e vrojtuesve në disa zona të tij dhe kjo krijon shqetësim edhe për pushuesit.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …