Tuesday , 18 December 2018

NJË BRAZILIAN NË PROVË TEK VLLAZNIA, VJEN EDHE DREJTORI FIRAT

E ndërsa tek Vllaznia janë në pritje të hedhjes së shortit të kategorisë së parë, puna me ekipin ka vijuar. Skuadra po plotësohet çdo ditë e më shumë me lojtarë të ndryshëm, shumica e të cilëve janë ende në provë dhe pritet vlerësimi I stafit teknik për to. Por nga ana tjetër, që nga pasditja e së enjtes është bashkuar në stërvitje edhe një futbollist brazilian me pasaportë portugeze. Ai është Xheferson Santana, vetëm 21 vjeç që luan si mbrojtës qendre dhe është 1.90 metra I lartë. Vllaznia ka nevojë për një mbrojtës të tillë dhe shpresat janë që ky futbollist të rezultojë I nevojshëm për këtë skuadër.

Megjithatë është ende herët për të dhënë një mendim paraprak sepse duhet pritur edhe pak ditë para se të vendoset. Fakti që kanë filluar të vijnë edhe të huaj për provë, tregon se në ditët e ardhshme do të ketë të tjerë futbollistë të huaj që do të vijnë për provë. Kuqeblutë kanë nevojë për një mbrojtës qendre dhe një sulmues e për këtë arsye, merkatoja e tyre është e hapur.

Nga ana tjetër, pasditen e së premtes ka mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë është nisur drejt Shkodrës drejtori I ri sportiv I Vllaznisë, turku Engin Firat. Në këtë mënyrë, kanë rënë poshtë të gjitha hipotezat në lidhje me ardhjen apo jo të tij dhe pritet që nga dita e shtunë ai të nisë punën tek klubi shkodran. Ende nuk është e qartë se me çfarë projekti vjen ai tek kuqeblutë por sigurisht që kjo gjë do të zbulohet shumë shpejt.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një tjetër disfatë për ekipin e basketbollit …