NJE DITE KUSHTUAR FEMIJEVE ME AFTESI NDRYSHE NE LEZHE

Një ditë ndryshe për femijet me aftesi ndryshe. Chef Alfred Marku, kuzhinieri i njohur lezhjan, i ka bërë pjesë së kuzhines së tij fëmijet e qendres së zhvillimit ditor. Të survejuar nga kuzhinieret e rinj të shkolles profesionale, këta femijë me aftesi ndryshe gatuan dreken për të gjithë grupin. Ata përcjellin ndjesinë e përjetuar, ndërsa tregojne menyne e pregatitur prej tyre.

Angazhimi i ketyre femijeve ishte një emocion në vetë thotë kuzhinieri i njohur Alfred Marku, sipas të cilit askush nuk është përfekt ndaj dallohemi nga njeri tjetri. Kuzhina është vendi ku çdo njeri ndjehet i barabartë, ndaj për Alfredin edhe këta femijë ishin kuzhiniere si nxënësit e kuzhines.

Artistet e muzikes shqiptare Jorgo Papingji, Luan Zhegu dhe Devis Xherahu ishin surpriza e mbërritur në Lezhë enkas për këta femijë. Ata e përjetuan emocionalisht këtë moment duke percjelle edhe mesazhe, ndërsa autori i kengeve Jorgo Papingji tha se shume shpejt do të realizojë një këngë enkas për ta.

Pjesmarrja e fëmijeve me aftesi ndryshe në kuzhinen e Alfred Markut është bërë një traditë në Lezhë, e kjo per tu dhënë këtyre fëmijeve një ditë të veçantë që të ndjehen të veçantë.

 

Lexoni dhe kete

FSHATI REÇ I RI MES MBETURINAVE DHE UJERAVE TE ZEZA

Fshati Reç i Ri në Njësinë Administrative të Velipojës duket se është lënë në harresë …