NJE FURGON PERPLASET ME MAKINEN E POLICISE NE LEZHE

Më datë 04.05.2018, rreth orës 15:53, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të Kryqëzimit Spiten, janë përplasur mjeti tip furgon me targë AA 564 NB drejtuar nga shtetasi D.Z., me një makinë shërbimi të Policisë Lezhë me targë TR 2703E drejtuar nga punonjësi i policisë shtetasi D.Ç.

Për pasojë janë lënduar 2 punonjës policie që ishin në mjetin e policisë të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën, kurse drejtuesi i mjetit, pas kontrollit mjekësor në Spitalin Rajonal Lezhë, janë larguar nga spitali pa probleme për shëndetin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …