NJE GRUA MES “DY LUFTRASH” NE LEZHE

Për këtë 50-vjeçare nga Lezha karantina nuk ka ekzistuar. Mimoza Zyberi nuk e ka ndaluar për asnjë ditë punën në mbledhjen e materialeve të riciklueshme për skrap.

Me një karroce me vete ajo lëviz çdo ditë në rrugët dhe periferinë e qytetit në kërkim të materialeve që kanë kanë sadopak vlerë për ti shitur. Gjendja e vështirë ekonomike dhe nevoja për të siguruar jetesën e detyrojnë nënen e dy fëmijeve që ti bëjë sfidë koronavirusit. Për hallin që ka edhe policia pranon se e ka toleruar.

Ndihma ekonomike është e vetmja e ardhur për familjen e saj 4 anëtarëshe, pagesë e cila është e pamjaftueshme për ti siguruar jetesën. Koha e gjatë e izolimit si shkak i situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia COVID-19, ka vështirësuar jetesën e shumë familjeve në Bashkinë e Lezhës dhe në këto kushte shumë qytetarë i janë drejtuar institucioneve për ndihmë.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …