Sunday , 25 October 2020

NJE MUAJ NGA ZHDUKJA E DAJ E NIP NE SHKODER, ASNJE TE DHENE

Asnje gjurme per zhdukjen e 2 personave ne Shkoder. Gezim Hysaj dhe Agron Mollaj, daj e nip jane zhdukur mbremjen e 23 gushtit. Nuk ka asnje te dhene dhe asnje gjurme nga keta dy persona. Nga ajo qe mesohet sipas hetimeve te kryera motorri i Gezim Hysaj 57 vjecit eshte gjetur rreth 4 dite me vone ne nje godine te braktisur tek Ura e Spatharit ne Vaun e Dejes. Ndersa nuk ka nje te dhene se si ka arritur motorri i tij pasi ai mesohet ti kete thene bashkeshortes po shkoi ne Shkoder per te pire kafe me nje shok.

Nga ana tjeter perkunder hetimit mbi konfliktet e nipit te tij Agron Mollaj dhe vrasjen e kryer ne vitin 1997, se e gjitha eshte kurdisur per hakmarrje ndaj tij, dhe se Gezim Hyseni eshte tentuar te perdoret si karrem per te nxjerr nga shtepia 47 vjecarin Mollaj, edhe kjo piste ka rene. Pasi nga deshmite e familjareve te Mollaj mesohet te kene deklaruar se ai u thirr nga jashte shtepie duke i thene se “Shpejt se po te vrasin dajen”. Edhe Agron Mollaj ka dal nga shtepia e tij me motorrciklete dhe nga ai moment nuk eshte gjetur asnje gjurme e tij.

Perkunder kqyrjes se kamerave te sigurise ne disa zona te qytetit por edhe gjurmimit permes telefonit celular, nuk eshte arritur te lokalizohet vend ndodhja e Gezim Hysenit para grabitjes. Po thuajse nje muaj nga zhdukja dhe te vetmin veprim qe ka kryer deri me tani grupi hetimor i ngritur per kete ceshtje eshte shpallja e Gezim Hysaj dhe Agron Mollaj te zhdukur.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …