NJE POLIC GJENDET I VDEKUR NE LUMIN KIR

Dedë Shkalla 52 vjec, me detyrë efektiv i Policisë së Shkodrës është gjetur i vdekur në ujërat e lumit Kir. Nga sa mësohet kanë qenë banorë të zonës që kanë gjetur trupin e pa jetë të 52 vjecarit i cili dyshohet se është vetë mbytur. Nga ana tjetër 52 vjecari Dedë Shkalla kishte vite që punontë operator në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës.

Ndërsa ishte i martuar dhe kishte 7 fëmijë. Sipas burimeve pranë grupite hetimor dyshohet se 52 vjecari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujërat e lumit Kir, shkak sipas tyre ka qenë gjëndja e rënduar ekonomike dhe kushtet e përballjes së jetës. Nga ana tjetër në vënd ngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po bënë kqyrjen e trupit të pa jetë të 52 vjecarit Dedë Shkalla.

Nga ana tjetër po merren në pyetje edhe familjarë dhe të afërm të viktimës si dhe kolegët e punës, ku mësohet se kohët e fundit 52 vjecari ka shfaqur shenja nervozimi dhe paqëndrueshmëri emocionale.

 

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …