Saturday , 14 December 2019

“NJË QEVERI PËR NJERËZIT DHE JO PËR OLIGARKINË”

Partia Demokratike duket e vendosur në shpalosjen e denoncimeve dhe protestave ndaj qeverisë. Një gjë e tillë u përsërit nga kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ishte në një takim në Berat. Basha tha se do të vazhdojmë me një ndërthurje të aksionit opozitar, me vazhdimin e qëndresës, denoncimit, protestave dhe shpalosjen e alternativës sonë, planit tonë për të ndryshuar vendin duke filluar me ndryshimin ekonomik që të jetë i prekshëm për të gjithë. Ndryshimi do të vijë kur të kemi një qeveri për njerëzit dhe jo për oligarkinë tha ai.

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon të marrë pjesë në takimet me strukturat e PD në rrethe, ku para dy ditësh ishte edhe në Qarkun Shkodër.

Lexoni dhe kete

“8 DHJETORI, DITA E RINISË”, BASHA: TË ÇLIROJMË SHQIPËRINË NGA KTHETRAT E KORRUPSIONIT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kujton ndryshe këtë 8 Dhjetor, teksa vendi ndodhet …