NJE RAST I RI ME COVID-19 NE MIRDITE

Qarku të Lezhës i është shtuar edhe një rast tjeter me covid-19, duke e çuar numrin të total të të prekurve në 7. Gjatë 24 oreve të fundit ka rezultuar pozitiv me ketë sëmundje një infermiere e spitalit të Mirditës e cila është bashkëshortja e punonjesit të administratës së spitalit, i cili rezultoi të dielen i infektuar me covid-19.

Ndërkohë janë izoluar të gjithë përsonat e kontaktit të dy të prekurve në Mirditë, mes të cileve dhe përsonel mjekësor dhe për çdo rast që shfaq simptoma do tju bëhet menjëherë testimi, për të parë nëse janë prekur apo jo nga kjo sëmundje. Sipas burimeve të 7 përsonat e infektuar me Covid-19 në qarkun e Lezhës ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pa rrezik për jeten.

Gjithashtu po mbahen nën monitorim të gjithë përsonat e kontaktit të të infektuarve me qëllim që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit në komunitet.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …