NJË SHKODRAN EMËROHET NË KRYE TË HETIMIT TATIMOR

Pas “furtunës” së dorëheqjeve në radhët e drejtuesve të Hetimit Tatimor, të paralajmëruara nga kryeministri Rama, pesha e reformimit te kësaj strukture iu ngarkua Shefit të Hetimit, Enertil Canaj. Enertil Canaj, me origjinë nga qyteti i Shkodrës, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk vjen nga strukturat e Policisë. Ai ka studiuar Ekonomi dhe Financë dhe ka filluar punë pranë Sektorit të Hetimit Tatimor ne DRT Tiranë si Inspektor në vitin 2014. Ne vitin 2015 kaloi Inspektor i parë në Sektorin e Hetimit Tatimor në DPT dhe në 2016 emërohet Përgjegjës i Sektorit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Duket se zotimi dhe serioziteti i treguar prej tij deri në këtë fazë është një nga shenjat e para pozitive që forcon besimin e tatimpaguesve tek administrata tatimore.

Luftë pa kompromis, dhe angazhim total në reformimin e këtij sistemi në zbatim edhe të prioriteteve të Ministrisë së Financave, është prioriteti kryesor i kësaj drejtorie tashmë me një drejtues të ri, dhe me vizion në radhët e Hetimit Tatimor në Republikën e Shqipërisë Canaj, ka qenë pjesë e aksioneve te hetimit tatimore, ne rolin e Përgjegjësit të Sektorit të Hetimit Tatimore, në luftën ndaj informalitetit në të gjithë bregdetin e vendit, aksione të cilët ulën informalitetin dhe vendosen rregull ne bizneset gjate sezonit turistik.

Canaj është emëruar zyrtarisht, në datën 16 Janar, me vendim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E SHKOLLES PROFESIONALE “NDRE MJEDA” BOJKOTOJNE MESIMIN

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë organizuar këtë të enjte …