Breaking News

NJE TJETER RAST ABUZIV NE SHKODER

Një tjetër rast abuziv dënoncohet në qytetin e Shkodrës, pas atij në Malësi të Madhe me një oficer policie. Përsëri kemi të bëjmë me një punonjës të policisë. Kështu, një efektiv i Policisë është arrestuar nga kolegët e tij dhe është marrë në pyetje, pasi ka ngacmuar një studente në ambientet e Fakultetit Juridik në qytetin e Shkodrës, ku vajza studion. Efektivi 25-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se e pëlqen studenten dhe se ja ka shprehur vazhdimisht ndjenjat e tij. Por pasditën e djeshme, një incident është shënuar në auditoret e Juridikut, ku efektivi ka shkuar të bisedojë me studenten dhe ta ftojë për kafe. Ai ka hasur në kundërshtinë e saj, dhe sipas deklarimit të tij në polici, efektivi e ka tërhequr me forcë për krahu.

Kjo situatë ka ngjallur frikë tek studentja, por edhe tek shokët e saj të pranishëm, por nga ana e vajzës nuk ka pasur asnjë denoncim në polici. Për një moment efektivi është futur në tualetin e shkollës, dhe në mbështetje të shoqes së tyre, disa studentë djem kanë mbyllur derën e tualetit, duke e lënë brenda policin. Polici 25-vjeçar ka thyer me forcë derën e tualetit, duke dalë, ku në atë moment studentët kanë parë të mbante në brez edhe një armë. Kanë njoftuar menjëherë policinë, ku me mbërritjen e forcave blu u bë arrestimi i efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Rasti u bë publik edhe nga një denoncim i ardhur në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook. Sipas denoncimit tek Berisha, efektivi kishte tentuar ta përdhunonte vajzën.

“Studentet vajza janë shokuar shumë por me ndërhyrjen e djemve, përdhunuesi është mbajtur i mbyllur në banjo derisa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bërë asgjë”, thuhet në denoncimin e mbërritur tek Berisha. Ndërkohë në rrjetet sociale të menaxhuara nga disa studentë është publikuar edhe videon e shoqërimit nga policia të efektivit të FNSH-së.

Lexoni dhe kete

STINA E PRANVERES, STINA E ALERGJIVE

Stina e pranverës konsiderohet si stina e alergjive. Për këtë, shkaqet që krijojnë alergji në …