NJE XHAMI E RE NE LAGJEN KIRAS TE SHKODRES

Një xhami e re do ti shtohet qytetit të Shkodrës. Kështu në lagjen Kiras ka nisur ndërtimi i xhamisë së re, në ambjentin ku ka qenë xhamia e vjetër e cila tashmë është prishur. Këtë të hënë është hedhur gurthemeli i xhamisë së re. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari tha se ia kemi për borxh një xhami të madhe banorëve të kësaj zone.

I pranishëm ishte edhe kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, që shtoi se objekte të tilla kulti janë të rëndësishme.

Të pranishëm ishin edhe besimtarë të lagjes Kiras, që nga vera e ardhshme do të praktikojnë ritet e tyre fetare në një xhami të re.

Lexoni dhe kete

SHOQERIMI I GAZETARIT ELVIS HILA, REAGON KESHILLI I EUROPES

Këshilli i Europës ka reaguar në lidhje me shoqërimin nga policia të gazetarit të Tv …