NJESIA ADMINISTRATIVE BERDICE ME RRUGE TE REJA

Ka përfunduar rikonstruksioni i tre rrugëve në Njësinë Administrative Berdicë. Rruga “Palokaj”, “Gjergj Jakini” dhe “Malësorët e mullirit” janë tashmë në shërbim të banorëve të kësaj njësie administrative të Bashkisë së Shkodrës. Punimet për shtresat asfaltike janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka nënvizuar se investimet do të vazhdojnë jo vetëm në Berdicë, por në të gjithë territorin.

Investimet në infrastrukturën rrugore në Berdicë, ashtu si në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë bërë të mundura nga të ardhurat e vetë qeverisjes vendore.

Lexoni dhe kete

VJEDHJA E BAGETIVE SHQETESIM NE LEZHE

Vjedhja e bagëtive është kthyer në shqetësim për banoret e fshatrave të Lezhës. Dy lopë …