Saturday , 15 August 2020

NJOHJA ME MONUMENTET E QYTETIT TE SHKODRES NGA TE RINJTE

Si ka qene qyteti ne kohen e gjysherave tane? Si ishin rruget ku ato kalonin çdo dite, ndertesat apo monumentet qe zbukuronin Shkodren?
A ka ndryshuar qendra e qytetit? Ishin keto disa nga pyetjet qe nxenesit e shkollave 9-vjecare te qytetit te Shkodres duhej ti kthenin pergjigje permes nje loje te organizuar nga muzeu “Marubi” dhe DAR Shkoder.
Tea Çuni, pergjegjese e sektorit te komunikimit dhe promovimit, prane muzeut Marubi tha se qellimi i aktivitetit eshte promovimi i trashegimise kulturore, ndergjegjesimi i brezave per te dhe ruajtja e vlerave qe na kane lene paraardhesit tane.

Aktiviteti u organizua nga kuader te Dites Nderkombetare te Monumenteve dhe moren pjese nxenes te 3 shkollave 9-vjecare te qytetit te Shkodres.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” MBYLLET ME SUKSES

“Aaa kush asht n’derë” erdhi për publikun shkodran edhe mbrëmjen e së enjtes, i cili …