NOA SEMINAR ME FERMERET NE LEZHE

Me marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, Shqipëria hyri në nje fazë të re duke përfituar veç të tjerash, edhe mundësinë e shfrytëzimit të fondeve të vendosura në dispozicion për mbështetjen e sektorit të bujqësisë. Nëpërmjet IPARD, një projekt i Bashkimit Europian i menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë së saj AZHBR, janë vendosur ne dispozicion te fermereve shqiptar rreth 17 milion Euro, perfshire ketu edhe fondet e shtetit shqiptar. Mirëpo kur bëhet fjalë për përthithjen e këtyre fondeve, sektori bujqësor përballet me sfida dhe vështirësi të cilat lidhen kryesisht me pamundësinë e fermerëve për të përballuar shpenzimet e investimit në avancë.

Në këto kushte, për pjesën më të madhe të fermerëve që nënshkruajnë një kontratë për përfitimin e granteve, lind nevoja që të marrin mbështetje financiare parapake nga sistemi bankar apo institucionet mikro-financiare. Në këtë kontekst, NOA, një institucion mikrofinanciar me një histori 20 vjeçare në tregun shqiptar, organizoi me fermerët e Lezhes dhe zonave përreth një seminar mbi financimin e agrobiznesit. Në këtë takim, drejtuesit e NOA-s ofruan informacion konkret mbi mënyrat sesi mund të përfitohen fondet e projekteve të Bashkimit Europian apo edhe fondet e granteve të qeverisë shqiptare, nëpërmjet bashkëpunimit me NOA-n.

Synimi i ketyre takimeve eshte qe fermat te zhvillohen tha drejtori i NOA-s ne Lezhe Dorian Pali.

Në këtë aktivitet u prezantuan produktet e krijuara nga NOA posaçërisht për përthithjen e këtyre fondeve, të cilat konsistojnë në kredi me kushte shumë lehtësuese për shuma deri në 100,000 Euro, të cilat mundësohen për ata fermerë që firmosin një kontratë me AZHBR për përfitminin e një granti.

Lexoni dhe kete

“PETALE”, EKSPOZITA PERSONALE E GRETA TAHIRAGA

Piktorja Greta Tahiraga ka sjell pasditën e së premtes ekspozitën përsonale të titulluar “Petale”. Një …