Thursday , 22 August 2019

NOKA: PROTESTA E 25 MAJIT DO HYJE NE HISTORI PROTESTA ME E MADHE

Partia Demokratike dega Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës të kryesisë. Në fokus të kësaj mbledhje ishte organizimi i protestës që do të zhvillohet me 25 Maj para Kryeministrisë. Ish-deputeti i PD Flamur Noka tha se opozita kërkon largimin e Edi Ramës dhe se Shqipëria po rrëshqet drejt diktaturës.

Protesta e 25 majit do të jetë më e madhja që ka njohur historia e Shqipërisë dhe do gjunëzojë Ramën theksoi Noka.

Sipas Nokës, vendi është në një kaos të plotë dhe në Shqipëri qeverisin kriminelët. Ndërkohë, u shpreh se nuk do ketë zgjedhje me Ramën kryeministër me 30 qershor.

Protesta e 25 majit do të jetë protesta e 5-të kombëtare e opozitës që do organizohet para kryeministrisë në ora 18:30.

Lexoni dhe kete

BARDH SPAHIA – RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!

Edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i …