Friday , 30 October 2020

NORA DEDA: KEMI BËRË 3 AFRIME TE VLLAZNIA

E ka marrë me shumë dëshirë drejtimin e ekipit të volejbollit të femrave të Vllaznisë dhe po mundohet të bëjë më të mirën me të.

Nora Deda nuk e ka patur aspak të lehtë të nisë punën sepse është përballur me largimin e 5 volejbollisteve, megjithatë ka arritur ta kompesojë deri diku këtë gjë duke afruar në ekip 3 lojtare të tjera.

Në një prononcim të dhënë për mediat, trajnerja e ekipit shkodran shprehet optimiste për ecurinë e Vllaznisë në kampionat…

Federata Shqiptare e volejbollit ka programuar fundin e tetorit për nisjen e kampionatit, megjithatë deri më tani ende nuk ka asnjë vendim nga ana e institucioneve shtetërore dhe si rrjedhojë, të gjiithë ekipet duken të paqarta për të ardhmen.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …