“NUK DO TE KETE KOALICION PS – PD”

Partia Demokratike nuk do të bëjë kurrë koalicion me Partinë Socialiste. Është kjo deklarata e deputetes së PD-së në Qarkun Shkodër, Izmira Ulqinaku, pas pohimit edhe të vetë kreut të PD, Lulzim Basha, ku deklaroi para pak kohësh se nuk do të ketë koalicion PS – PD.

Ajo flet për investimet e qeverisë në Shkodër, ku ndalet tek rruga e Velipojës, duke nxjerrë në pah gabimet që janë bërë në rikonstruksionin e kësaj rruge.

Siç ka bërë të ditur më herë edhe vetë deputetja Ulqinaku, Partia Demokratike do ti rikthehet protestave ndaj qeverisë që në muajin Shtator të këtij viti.

Lexoni dhe kete

BASHA: RAMA PO BËN FUSHATË PËR TË MBULUAR KRIMET

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë mbrëmjen e së shtunës në një tjetër konferencë për mediat. …