Friday , 3 December 2021

NUK I MBIJETOI PLAGËVE. HUMB JETËN NË ITALI DANIELA GJOKA

Shtatë ditë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Velipojë ku u plagos ka ndërruar jetë në Itali njëra nga vajzat e familjes Gjoka. Mësohet se Danjela Gjoka 19 vjeçe nuk ka mundur që të përballojë plagët e rënda nga djegia duke mbyllur përgjithmonë sytë në Itali, 5 ditë pasi u dërgua për kurim të specializuar.

Ndërkohë që nëna e saj Alketa, motra Klarisa 15 -vjeçe dhe vëllai Enriku 12 vjeç janë nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik. Hoteli 3 katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit nga një bombol kampingu 3-5 kg. Fatmirësisht në hotel nuk kishte turistë në momentin që ndodhi shpërthimi.

Nëna e Alketa Gjokës ka treguar vajza e saj ishte duke bërë kafen, por kur ka ndezur shkrepësen flaka është përhapur deri në shtratin e fëmijëve. Të plagosurit fillimisht u dërguan në Tiranë, por duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore si pasojë e shkallës së lartë të djegies u dërguan në Itali, por Danjela Gjoka ndërroi jetë.

Ndërsa vetëm 4 ditë më parë në Koplik ka shpërthyer një bombol gazi në katin e parë të një banese në Koplik. Nga shpërthimi ka mbetur e plagosur pronarja e banesës, Sadete Kukaj, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë në trup.

Lexoni dhe kete

MBYLLET BURGU I ZAHARISE NE KRUJE

Burgu Spital i Zaharisë në Krujë është mbyllur. Këtë të shtunë ka nisur transferimi i …