Thursday , 15 April 2021

“NUK KA KOHË PËR TRISHTIM, KURRË NUK DO TË DORËZOHEMI”

Ashtu si në të gjithë botën, kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet e Pashkëve. Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Shtjefnit” nga famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj.

Në fjalën e tij para besimtarëve, Dom Palaj, u ndal tek situata e pandemisë.

Kjo është një kohë pezull, por kurrë kohë për të humbur shpresën theksoi ai, teksa shtoi se Krishti i ngjallur është jeta që triumfon mbi vdekjen.

Nuk ka kohë për trishtim dhe kurrë nuk do të dorëzohemi ishte apeli i Dom Palaj.

Në fillim të meshës, Dom Palaj bëri një lutje për shërimin e plotë të arqipeshkvit Imzot Angelo Massafra.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …