NUK KA MATJE TE CILESISE SE UJIT DHE RERES NE VELIPOJE

Deri tani nuk kemi një raport të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi cilësinë dhe pastërtinë e plazheve në vendin tonë. Ndërsa jemi futur në muajin korrik dhe ky raport edhe do orientonte turistet dhe pushuesit një fakt i tillë nuk është bërë i ditur, pasi deri tani nuk ka nisur asnjë monitorim i situatës në plazhet e vendit. Sipas të dhënave ende nuk kemi një fushatë dezinsektimi të plazheve dhe zonave turistike, sic është rasti i Velipojës ku fare pranë saj ndodhet edhe laguna e Vilunit dhe problemet me insketet janë të mëdha por edhe e rrethuar me ujëra, gjithashtu edhe në brigjet e liqenit të Shkodrës nuk kemi një fushatë dezinsektimi.

Nga ana tjetër mungesa e raportit të cilësisë së rërës dhe ujit sidomos në këtë periudhë pasi kemi të bëjme me plazhe rërore të dëstinuara për turizmin familjarë do ishin një ndihmë e fortë për agjencitë e zbatimit të ligjitë të viheshin në veprim dhe të kryenin edhe kontrollet e nevosjhme, si derdhja e ujërave të zeza në zonat turistike apo edhe ndotjet tejra. Mungesa e këtij raporti është dëm i madh që i shkaktohet turizmit pasi në të kundërt do përballemi me situata të rënda në pikun e sezonit kur edhe fluksi i pushuesve është i larët.

Dezinsektimi është një domosdoshmëri që do duhej të ishte kryer deri tani, por që edhe këtë vit ashtu si vitin e kaluar duket se kjo fushatë do kryhet nga fillimi i muajit gusht atëherë kur numri i pushuesve do jetë më i lartë dhe se dëmi në sektorin e turizmit do jetë më i madh. Sidomos në Velipojë dhe në zonën për rreth bregut të liqenit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

PROTESTE PER MBYLLJEN E KANALIT QE LIDH LAGUNEN ME DETIN NE SHENGJIN

Vendimi i përbashket i insitucioneve në Lezhë për mbylljen e kanalit që lidh lagunen e …