Saturday , 27 November 2021

NUK KA PËRMIRËSIM TË SITUATËS SË PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Nuk ka përmirësim të situatës së përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër.

Sipërfaqja totale e përmbytur arrin mbi 2600 hektarë tokë. Në njësinë Ana e Malit, rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 hektarë, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.

Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Darragjat, Pentar). Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar.

Ka prezencë uji me mbi 1 m, ndërsa 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Gjithashtu, ka prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Në njësinë Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 hektarë, kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz dhe Ças.

Në njësinë Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njësinë Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 hektarë, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Sipërme dhe Bërdicë e Madhe.

Ndërkohë, vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 hektarë, në fshati Zues.

Lexoni dhe kete

MORI KRITIKA NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA

Pas kritikave të drejtpërdrejta që mori nga kryeministri Edi Rama, Bashkia Malësi e Madhe ka …