Monday , 28 September 2020

NUK KA VEND-PARKINGJE PER TAKSITE NE LEZHE

Sigurimi vendparkimit të automjeteve është kthyer në sfidë për taksistet në Lezhë. Numri i vendparkingjeve të përcaktuara për taksistet është shumë herë më i ulet se numri i automjeteve të cilët kryejnë këtë shërbim.

Në këto kushte taksistet detyrohen ti parkojnë mjetet në rrugë apo vende të papërcaktuara, duke u përballur shpesh here dhe me ndëshkime nga policia rrugore. Ata i kërkojnë bashkisë që të mos japë liçensa për shërbimin taksi pa i dhënë zgjidhje problemit të parkingjeve.

Shqetesim për taksistet në Lezhë mbetet dhe konkurenca e pandershme, pasi janë një numer i konsiderueshem mjetesh që operojnë pa asnjë lloj dokumentacioni. Për këtë thonë se janë ankuar disa herë, por nuk është marrë asnjë mase.

Në rajonin e Lezhës janë një numer i konsiderueshem përsonash të cilët e kanë të lidhur jetesen e tyre me shërbimin taksi dhe duke qenë se janë taksapagues të rregullt kërkojnë më teper vemendje për tju dhënë zgjidhje problemeve që i shqetësojnë.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …