Saturday , 7 December 2019

NUMRI I LARTE I AKSIDENTEVE VE NE LEVIZJE POLICINE

6 persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për drejtim mjeti pa patentë, aksident me pasojë vdekjen, e të dehur në timon. Policia ka arrestuar shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Kurbin, pasi në dalje të qytetit të Laçit, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, duke i fyer dhe kundërshtuar. Gjithashtu, nga rrugorët e Lezhës, gjatë fundjavës, janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Duke ju referuar numrit të lartë të aksidenteve të ndodhura gjatë kohëve, Policia rrugore e Lezhës njofton se kontrollet e rrepta do të vijojnë në të gjitha akaset dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë policia e Mirditës ka arrestuar një të shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim në maj 2019, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.I arrestuari është M. P.,40 vjeç, banues në Mirditë.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE AKSIN KRYEBUSHAT-SHKODER

Një aksident është shënuar mesditën e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Një automjet ka …