Monday , 11 December 2017

NUREDIN ORELESI, BLERJA E TRETE E VLLAZNISE

Ekipi i Vllaznise ka kryer edhe goditjen e trete ne kete merkato. Behet fjale per ish-mesfushorin e Skenderbeut, Nuredin Orelesi. Keshtu, drejtuesit e klubit shkodran kane arritur marreveshjen dhe me pas kane firmosur kontraten me futbollistin Nuredin Orelesi. Kontrata me kete lojtar eshte njevjeçare me te drejte rinovimi edhe per vitin e dyte. Ai do te jete nje element me shume vlere per kuqeblute, ku luan ne te dyja rolet, si ate te mbrojtjes ashtu edhe ne mesfushe.

Orelesi do të mbrojë ngjyrat e Vllaznisë, pasi mbylli aventurën te Skënderbeu, me palët që vendosën të mos rinovonin kontratën. Lojtari luan prej vitit 2010 në kampionatin shqiptar, ku pas aktivizimit për një sezon te Dinamo, prej edicionit 2011-’12 iu bashkua korçarëve. Në 2014-ën nigeriani u transferua në Ukrainë, për, t’u kthyer në mes të edicionit 2015-’16 te Skënderbeu, ndërsa sezonin e kaluar regjistroi 33 ndeshje në Kategorinë Superiore, nga të cilat 31 si titullar.

Nurudeen Orelesi bëhet përforcimi i tretë e Vllaznisë në merkato, pas mesfushorëve Gilman Lika dhe Edon Hasani. Ai është gjithashtu edhe lojtari i parë i huaj që i bashkohet shkodranëve gjatë kësaj vere, ndërsa në provë janë edhe mbrojtësi boshnjak, Amer Dupovaç dhe sulmuesi ganez Charles Atsina.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-17 FITON 4-1 NDAJ INTERNACIONAL TË VENDIT TË DYTË

Gabimi i javës së kaluar ndaj Kukësit është bërë mësim nga futbollistët e ekipit U-17 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin