Tuesday , 28 January 2020

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e prekur nga tërmeti që janë akomoduar në Shëngjin, kanë nisur mësimin këtë të enjte.180 është numri i nxënësve që janë regjistruar në shkollen e Shëngjinit për të ndjekur proçesin mësimor. Në syte e tyre ka ende trishtim, ndaj dhe mësuesit po ju qëndrojnë afer për ti miqësuar nxënësit me njëri tjetrin me qëllim që tju largohet sa më shumë nga mendja ajo çfarë kanë përjetuar.

Drejtori i shkollës “At Zef Pllumi” në Shëngjin Qamil Sokolaj, thotë se po punohet për paisjen e këtyre nxënësve tekste shkollore.

Janë 1300 banor të prekur nga tërmeti të cilët janë akomoduar në hotelet e Shëngjinit për një afat ende të pacaktuar, ndërkohë janë marrë të gjitha masat që fëmijet të mos ngelin asnjë ditë pa ndjekur shkollen. Në Bashkinë Lezhë proçesi mësimor gjatë ditës së sotme nuk ka nisur vetem në shkollen e Shënkollit, pasi godina ka pësuar dëmtime të shumta nga tërmeri dhe nxënësit janë tranferuar në një shkollë tjeter.

Lexoni dhe kete

DEBATE PËR KINEMA “MILLENIUM” NË SHKODËR

Një temë që solli debate në mbledhjen e pasditës të së mërkurës në Këshillin Bashkiak …