NXENESIT E ARSIMIT PROFESIONAL, PRAKTIKA NE 11 KOMPANI LIDER NE SHQIPERI

Nxënësit e klases së 10 të drejtimit të Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë do të zhvillojnë praktikat profesionale në distancë nw 11 kompani lider në vendin tonë, në fushen e Teknologjisë së Komunikimit dhe informacionit.Marrëveshja është arritur nga projekt Zvicerian”Aftësi për punë” që po implementohet në shkollen “Kolin Gjoka”.Drejtori i Shkollës Bardh Dedgjonaj, shprehet se ky model praktike është terëisht i ri për vendin tonë, i nxitur nga nevoja për aftësimin e të rinjeve në përputhje me cilësitë profesionale që kërkon tregu i punës.

Janë më shumë se 50 nxënës që do të zhvillojnë praktikat profesionale me 11 kompani lider në Shqipëri, ndërsa bëhet e ditur se këta nxënës do të pajisen dhe me kompjutura që do ti përdorin në shtëpi me qëllim që të marrin sa më shumë njohuri mbi proçesin mësimor.

Lexoni dhe kete

“IN MEMORIAM” VIOLA BAJRAKTARI, MESUESJA QE U NDA NGA JETA PARA KOHE

Mesditën e së enjtës të 12 Prillit, Viola Bajraktari, n/drejtore e shkollës “Prenkë Jakova” në …