Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

NXENESIT RREZIKOJNE JETEN NGA MAKINAT

Dhjetra fëmije nxënës së shkollës në Zejmen të Lezhë rrezikojnë çdo ditë jeten, pasi hyrja e shkollës ndodhet ngjitur me rrugen nacionale Milot-Lezhë. Në këtë rrugëautomjetet lëvizin me mjaft shpejtësi, ndërsa mungon prania e punonjesve të policisë së qarkullimit rrugor si dhe sinjalistika e nevojshme. Nxënës dhe prinder kërkojnë marrjen e masave, pasi në këtë situatë thonë se janë mjaft të rrezikuar.

Drejtori i Shkollës Zef Therçaj thotë se janë të detyruar të dalin në rrugë për të siguruar jeten e nxënësve, ndërsa shton se është kërkuar vendosja e sinjalistikes rrugore.

Kjo situatë vijon prej shumë vitesh dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të siguruar jeten e nxënësve të shkollës së Zejmenit.

Lexoni dhe kete

2020-ta VIT I VESHTIRE PER BASHKINE LEZHE

2020 ka qenë një vit i vështira për Bashkinë e Lezhës, pasi termeti dhe pandemia …