Thursday , 25 February 2021

OBOTI DEL NGA IZOLIMI PAS 43 DITËSH PËRMBYTJE

Fshati Obot i Njësisë Ana e Malit në Bashkinë e Shkodrës për 43 ditë ka qenë totalisht i izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë si shkak i përmbytjeve.

Tashmë në këtë fshat mund të qarkullohet lehtësisht, ndërsa në disa oborre të shtëpive ndodhen ende varkat si një frikë ndaj përsëritjes së një situate nga reshjet apo shkarkimet e hidrocentraleve. Dëmet janë të shumta, ndërsa banorët janë në mëshirë të fatit…

Dëmtimet në sera janë të pa llogaritshme, ndërsa përmbytjet e këtij viti kanë qënë më të dëmshmet se gjithë viteve tjera…

Fshati Obot i Shkodrës është i pari që goditet nga përmbytjet dhe i fundit që del nga izolimi. 100 familje që jetojnë aktualisht në këtë fshat të ardhurat kryesore i kanë nga bujqësia, e cila është dëmtuar plotësisht.

Lexoni dhe kete

TJETËR INVESTIM I BASHKISË SHKODËR NË INFRASTUKTURËN RRUGORE

Bashkia e Shkodrës vijon realizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin e saj. Vëmendja është …