OBOTI DREJT IZOLIMIT, UJI NE RRUGE DERI NE 80 CM

Fshati Obot I Anës së Malit në Shkodër është drejtë izolimit. Banorët shprehen se rritja e ujit erdhi menjëherë si shkak I shkarkimit të Hidorcentraleve.

Nga ana tjetër Administratori I Njësisë Administrative Ana e Malit, Arben Ceni sqaron aktualisht janë rreth 750 hektar tokë të përmbytura ndërsa vështirësitë më të mëdha janë në rrugen e fshatit Obot.

Reshjet e e dëborës dhe rritja e menjëherëshme e temperaturave të pasuara me erëra dhe shi, si dhe shkarkimet nga Kaskada e Lumit Drin.Dëmtimet më të mëdha janë në fushen e Obotit, Muriqanit, Goricës dhe të Oblikës ku janë përmbytur rreth 2 hektar me sera, bimë foragjere, janxhe dhe të mbjedha tjera të stinës. Forcat e Ushtrisë dhe të Policisë të ndihmuara edhe nga banorët e zonës po kryejn transportin e nxënësve të nga fshati Obot në drejtim të Oblikës.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …