Wednesday , 1 April 2020

OBOTI PAS PERMBYTJES, NJE KENETE E MADHE

Oboti tashmë është liruar nga uji, rruga është e hapur dhe banorët mund të lëvizin lirshem. pas rreth 30 ditësh përmbytje kjo zonë më shumë ngjanë me një lagunë se sa me një fushë pjedhore.

Banorët tashmë kanë nisur të kryejn ato pak punime që mund të bëhën, ndërsa sqarojnë se toka është plotësisht jashtë përdorimit. Ata sqarojnë se deri më tani nuk ka ende një vlerësim të dëmeve pasi të gjitha të mbjellat e tyre janë dëmtuar.

Për administratorin e Njësisë Administrative të Anës së Malit Arben Ceni, gjëndja në zonë është e rëndë, ku përvec dëmit të madh paraqitet nevoja për një dezinfektim të zonës.

Aktualisht në shumë sipërfaqe të tokave ka ende prezencë uji ndërsa ajo cka ka lënë pas kjo përmbytje e cila ka zgjatur rreth 30 ditë është dëmi i madh në tokat bujqësore dhe në të mbjellat.

https://youtu.be/jOTFPw-ibaA

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …