OBOTIN E PRET NJE VERE “E FTOHTE”

Zona e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë Shkodër vijon të vuajë pasojat e përmbytjeve. Për më shumë se 1 muaj toka bujqësore dhe shtëpi të kësaj zone qëndruan nën pushtetin e ujit. Por edhe pse uji është larguar prej disa javësh, banorët akoma nuk e kanë marrë “veten”. Dëmet janë të konsiderueshme dhe shumë prodhime bujqësore u kanë shkuar dëm. Ato nuk shpresojnë as tek dëmshpërblimet nga qeveria dhe kësisoj duhe të kalojnë një verë pa të ardhura, pasi prodhimet në këto toka janë të vetmet të ardhura që kanë.

Oboti është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në zonën e NënShkodrës. Sa herë që ka shkarkime të pakontrolluara nga HEC-et, kjo është një nga zonat që përballet më së shumti me përmbytje. Ndërkohë, banorët e kësaj zonë janë edhe të lënë në harresë nga qeveria.

Lexoni dhe kete

BANORET E GRASHIT NE PROTESTE PER PRONEN

Banoret e fshatit Grash të Njesisisë Administrative të Dajçit në Lezhë, kanë protestuar para ambjenteve …