Monday , 17 December 2018
Traineri i Vllaznise, malazezi Dervish Haxhiosmanovic, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Dinamo, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Loro Borici ne qytetin e Shkodres.

OFERTA PËR LOJTARËT KUQEBLU, HAXHIOSMANOVIÇ DO PANKINËN

Tek Vllaznia është e sigurtë se përveç Kalajës do të ketë edhe largime të tjera. Kështu, sulmuesi vlonjat Andi Ribaj të cilit i ka përfunduar kontrata, nuk do të kthehet më në Shkodër dhe është Apolonia, ish- skuadra e tij që kërkon ta bëjë pjesë të saj. Përveç tyre, në shtypin e sotëm sportiv kanë dalë në skenë ofertat e para për dy futbollistë të tjerë kuqeblu. Erjon Vucaj pëlqehet nga trajneri i ri i Teutës Blendi Shkëmbi dhe drejtuesit durrsakë do të bëjnë çmos ta bindin. Ndërsa për Erald Çinarin, edhe njëherë tjetër është shfaqur interesimi i Partizanit, skuadër që tenton ta marrë prej dy sezonesh por deri më tani nuk ia ka dalë.

Madje, me shumë mundësi nuk do ta marrë sërish sepse mesfushori 22 vjeçar ka kontratë me klubin Vllaznia dhe vështirë se do e lejojnë të largohet. Disi më ndryshe qëndron puna për Vucajn i cili kontratën e ka me të drejtë rishikimi dhe vetë lojtari ka të ngjarë që të mos dëshirojë të luajë me kuqeblutë edhe në kategorinë e parë. E ndërsa për lojtarët ka filluar merkatoja, sa i takon çështjes se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Vllaznisë, ka ende dilema. Deri në fund të këtij muaji është e sigurtë që emri i tij nuk do të jetë zyrtarizuar sepse janë çështje të tjera për t’u zgjidhur më parë. Por sakaq, një tjetër ish- trajner i skuadrës shkodrane ka shfaqur dëshirën të rikthehet për të punuar sërish në Shkodër.

Bëhet fjalë për malazezin Dervish Haxhiosmanoviç. Të gjithë e njohin si një trajner shumë punëtor, shumë të suksesshëm në drejtimin e kuqebluve dhe mbi të gjitha, tifoz i Vllaznisë. Por a do të jetë ai sërish trajner i kësaj skuadre, këtë për momentin nuk mund ta thotë askush. Numri i kandidaturave për këtë post është shtuar shumë dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përzgjedhja e drejtuesve.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një tjetër disfatë për ekipin e basketbollit …