“OFICERET E SIGURISE” NE SHKOLLA

150 shkolla në vend do përfitojnë nga projekti i ri qeveritar për vendosjen e “Oficerit të sigurisë” në shkolla, prej tyre në Shkodër janë katër gjimnaze dhe dy shkolla të mesme të njësive administrative.

Por deri tani nuk ka një “Officer sigurie” në gjimnazet e Shkodres. Sipas drejtuesve të Gjimnazeve të Shkodrës deri tani nuk ka një “Oficer Sigurie”. Menaxhimi i sigurisë bëhet përmes bashkëpunimit me policiëve të lagjeve dhe drejtuesve të shkollave.

Me një VKM nr. 600 të datës 9.10.2018 Këshilli I Ministrave ka miratuar “Shërbimin e Sigurisë Publike në 150 Institucione të Arsimit Parauniversitar dhe Kriterët për Oficerët e Sigurisë”. Ndërsa sipas këtij urdhëri Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkursin I cili në 13 dhjetor të vitit 2018 do shpallte fituesit e vendeve vakante të punës. Deri më tani nuk ka officer soigurie ne shkollat e ndryshme të Shkodrës. Me një urdhër të Ministres së re të Arsimit Besa Shahini publikimi I fituesve pas konkursit të shpallur do bëhët me 26.03.2019.

Në Shkodër përfituese janë katë gjimnazet dhe dy shkolla të mesme të njësive administrative nga ky VKM në vendosjen e Oficerëve të Sigurisë. Ndërsa shkollat e mesme profesionale nuk përfitojnë. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit ka shpallur vendet vakante për Pozicionin “ Oficer Sigurie” dhe në Shkodër janë vetëm dy vende, ndërsa 6 gjimnaze janë përfituese.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E INFORMACIONIT NE GJYKATA

Shërbimet administrative gjyqësore në gjykatat Shkodër ishin në fokus të prezantimit të një projekti në …