Breaking News

OLSI GOCAJ I DËMTUAR POR I SHPËTON OPERACIONIT

E ndërsa drejtuesit e Vllaznisë po shohin mundësinë për gjetjen medoemos në merkato të lojtarëve për repartin e mbrojtjes, një nga lojtarët aktualë të këtij reparti, pikërisht Olsi Gocaj, është dëmtuar. Ka qenë ndeshja e fundit ndaj Partizanit kur ai ndjerë shqetësim në gjurin e djathtë. Një ditë më pas ka bërë ekzaminimet teksa është konstatuar një dëmtim i meniskut. Por ndryshe nga sa u mendua, nuk bëhet fjalë për domosdoshmëri të ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët i kanë rekomanduar dy javë pushim absolut dhe menjëherë pas kësaj periudhe, ai mund t’i bashkohet normalisht ekipit në stërvitje.

Kjo periudhë e rehabilimit përkon me këto ditë që skuadra është thuajse pushim dhe më 5 janar kur Vllaznia të niset drejt Ulqinit, Gocaj do të jetë pjesë e saj. Ky padyshim që është një lajm i mirë për stafin teknik sepse kemi të bëjmë me një futbollist shumë të rëndësishëm. Kujtojmë se ai bashkë me Orelesin dhe Likën janë të vetmit të cilët kanë qenë fushë në të 16 ndeshjet e kampionatit të luajtura deri më tani. Në fakt, mbrojtësi 28 vjeçar edhe para disa javësh ka ndjerë disa shqetësime muskulare por vazhdoi të luante duke sakrifikuar për ekipin megjithatë këtë herë duket se kemi të bëjmë me një problem më serioz por gjithsesi do të kalojë. Kohët e fundit, Vllaznia ka patur jo pak probleme me dëmtimet sepse prej javësh i ka munguar edhe mbrojtësi tjetër Pjeshka por edhe Krymi, Tafili, Bardulla, Atsina dhe të tjerë. Stafi teknik dhe ai mjekësor shpresojnë shumë që këto probleme të jenë lënë pas në vitin 2017 dhe vitin e ardhshëm ta nisin krejt ndryshe.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …