Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

OPERA KATER I RADES, “FUNDOSJA E ANIJES”

Imazhet e fëmijeve dhe nënave që dilnin nga ujrat e Adriatikut do të ishin po aq pikëlluese sa edhe ato, që sot bëjnë botën të lotojë. Një anije e vogël shqiptare e mbushur me burra, gra e fëmijë, fundoset në mars të vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Nga 140 vetë në bord, 81 u mbytën dhe 27 të tjerë nuk u gjetën kurrë. 21 vjet më pas, ujërat e Otrantos, janë më të kripur nga lotët e derdhura të familjarëve që humbën të afërmit e tyre në këtë det. Si homazh i viktimave të Otrantos, në një kontekst të ngjashëm në brigjet italiane, shfaqet në Shqipëri opera “Katër i Radës. Il naufragio” (Fundosja e anijes).

Një vepër e porositur nga Bienalja e Venecias, realizuar nga Qendra e Prodhimit Teatror Koreja, Itali, me muzikë të Admir Shkurtajt, me libret nga Alessandro Leogrande, autor i romanit-reportazh me të njëjtin titull. Pas suksesit dhe çmimeve që ka fituar gjatë dy viteve, që nga dita e premierës, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, opera u shfaq premierë për Shqipërinë, në skenën e Teatrit “Migjeni”, në Shkoder.

Ajo do të vijojë të udhëtojë më pas drejt Prishtinës, në Teatrin “Oda” e për tu rikthyer në Tiranë, në skenën e re të Amfiteatrit në kodrat e Liqenit. Katër i Radës është përpjekja, nëpërmjet muzikës, për të çliruar universin njerëzor të atyre që përjetuan njërën nga shumë tragjeditë e Mesdheut.

Lexoni dhe kete

EKSPOZITA “4 N 1” NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

2 fotografë dhe 2 piktorë organizuan pasditën e së premtes një ekspozitë në ambjentet e …