OPERACION POLICOR I KODUAR “KULLA”

Kapet në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të  tij, një shtetas i shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Masa e sigurisë ndaj tij për veprat penale “Grup i  i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Matit,  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Kulla”. Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Madhesh të Burrelit, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Alban Gjegji, 43 vjeç,  lindur ne Madhesh, Mat dhe banues në Laç.

Shtetasi i lartpërmendur  është shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016,  pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,  për veprat penale  “Grup i  i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia ka  goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë  disa persona si  pjesë e këtij  grupi kriminal.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE TREGUN E MILOTIT. GRUAJA I MERR JETEN BURRIT TE SAJ

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin, …