Friday , 15 January 2021

OPERACIONI ‘FALSIFIKATORI’, GJYKATA JEP MASAT PER DY TE NDALUARIT

Gjykata e Lezhës ka dhënë masat e sigurisë për dy përsonat e arrestuar tre ditë më parë me leternjoftime të fallsifikuara.

Sipas të dhënave në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka pranuar kërkesen e prokurorisë, duke vendosur masen e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Hoxhen dhe detyrim paraqitje për Lavdrim Sylen.

Ky i fundit mësohet se ka qenë pasagjer në mjetin ku u gjeten letërnjoftimet e falsifikuara dhe ka deklaruar se nuk ka patur fare dijeni.

Ndërsa 39-vjeçari Ruzhdi Hoxha i cili ishte drejtues i mjetit mësohet të ketë thënë se leternjoftimet ja kishte dhënë një përson i panjohur teksa po udhetonte në drejtim të Tiranës.Avokati i 39-vjeçarit ka kërkuar një masë më të butë ndaj klientit të tij, por që nuk u pranua nga gjykata.

Ruzhdi Hoxha dhe Lavdrim Syla që të dy banues në Kukës u prangosen në hyrje të qytetit të Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në makinen tip “Ford Mustang” me drejtues shtetasin Ruzhdi Hoxha u gjeten dhe u sekuestruan 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara të cilat ju përkisnin shtetasve të huaj.

Ata dyshohet të jenë prodhuar në Kosovë dhe kishin si destinacion Tiranen, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Lexoni dhe kete

BURG PER TE DYSHUARIN E SULMIT ME TRITOL NE SHENGJIN

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, të arrestuar si i dyshuar …