Thursday , 3 December 2020

OPERACIONI “GRE- HOT”, GJYKATA E SHKODRES JEP MASEN E SIGURISE

Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të shtunë vendimin për 5 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Gre – Hot”.  Kështu, për 3 prej tyre, gjykata vendosi “Arrest me burg” me afat 30 ditë, ndërsa dy të tjerë u liruan me garanci pasurore. Konkretisht, u lanë në burg me afat 30 ditë shtetasit: Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër dhe  Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, ndërsa u liruan me garanci pasurore dy të tjerët: Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë dhe Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë. Megjithatë, nga sa mësohet avokatët mbrojtës kanë kërkuar për të giithë masë më të lehtë, por që nuk u pranua nga Gjykata e Shkodrës.

Nga ana tjetër, Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për të 5 shtetasit. Këto shtetas akuzohen për dhënie ndihmë ndaj 11 sirianëve që të kalonin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas për në Mal të Zi. Sipas policisë, 6 sirianë u kapën, ndërkohë po transportoheshin edhe 5 të tjerë në një hotel në kryeqytet. Në kërkim mbetet edhe shtetasi me inicialet P. P, i cili sipas policisë dyshohet se është kryesori i grupit të arrestuarve për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve.

Lexoni dhe kete

POLICIA ARRESTON 1 SHTETAS PER VRASJEN NE DAJÇ

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shkodër për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Policia bënë të …