OPERACIONI I KODUAR “BAHÇALLËKU” 2 NE PRANGA

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës në kuadër të operacionit “ Bahçalleku”, pasi atyre ju gjetën 25.4 gramë lëndë narkotrike e llojit Heroinë. pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Denis Shema, 34 vjeç, banues në Shkodër Romina M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA811ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Lexoni dhe kete

IDENTIFIKOHEN AUTORET E PLAGOSJES NE VAUN E DEJES

Identifikohen autorët e ngjarjes së djeshme ku ka mbetur i plagosur shtetasi Ermir Simoni, 43 …