Saturday , 19 October 2019

OPERACIONI “KOLAUDIMI” 3 NE PRANGA, 2 NE KERKIM

Pesë persona janë vënë në masën e arrestit nga Gjykata e Kurbinit, pasi dyshohet se në pikën e kolaudimit në Laç kalonin mjete jashtë standarteve teknike kundër rryshfetit. Rasti është referuar në prokurori që në 2018, ndërsa sot janë ekzekutuar urdhrat e masave të sigurisë të vendosura nga gjykata. Sipas policisë në kuader të operacionit “Kolaudimi” dy persona janë shpallur në kërkim dhe janë në masën e sigurisë arrest me burg.

Kurse dy persona janë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe personi i pestë është arrestuar nga policia.Njëri nga personat e shpallur në kërkim është me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik në Laç. Nga hetimet e kryera rezulto se i gjithë grupi vepronte tek pika e kolaudimit në Laç. Aty kaloheshin makina jashtë standardeve teknike kundrejt ryshfetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standardeve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit, ndërsa hetimet në lidhje me këtë grup po vijojnë nga prokuroria e Kurbinit.

Masat per personat nen hetim

  • S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, “Arrest me burg” për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
  • M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, “Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
  • I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :

  • D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
  • Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”

Lexoni dhe kete

DENOHET ABUZUESI I VAJZES ME PROBLEME MENDORE

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e katër muaj burg një të moshuar …