Sunday , 29 November 2020

OPERACIONI “NDESHKIMI I TE FORTEVE” NE LEZHE

Tjetër goditje realizohet në Lezhë në kuadër të operacionit ” Ndëshkimi i të fortëve”. Kështu, Forcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit ” Ndëshkimi i të fortëve” , kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin: – Margenat Jaku, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë. Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

1 SHTETAS I ARRESTUAR, 1 TJETËR I PROÇEDUAR NË GJENDJE TË LIRË

Policia e Shkodrës ka zbardhur dhe dokumentuar disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës. …