Friday , 13 December 2019

OPERACIONI POLICOR “LOKALIZIMI”

Në vijim të operacionit “Lokalizimi”, policia e Pukës ka kapur dhe ndaluar dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë në këtë operacion. Kështu, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të operacionit “Lokalizimi” në fshatin Nikël, Krujë, u bë kapja dhe ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim: A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJË 25-VJEÇAR NË MURIQAN

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Muriqan. …