OPERACIONI “SHEMRIA”, PRANGOSET 46-VJEÇARI NE KURBIN

Policia e Lezhës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një 46-vjeçar. Operacioni i koduar “Shemria” u organizua dhe finalizua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit dhe me Prokurorinë e Kurbinit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin. Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI PER KRIMET MJEDISORE NE LEZHE

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit …